Përgjegjësia shoqërore korporatave paraqet pjesë përbërëse të punës së “Vitaminkës”, e integruar në përditshmërinë e biznes punës dhe planeve zhvillimore. Politika për përgjegjësi shoqërore realizohet në të gjitha sferat e veprimit të kompanisë. Ajo për vite me radhë është integruar thellë në kulturën organizative korporatave.

“Vitaminka” ekziston dhe punon me sukses për gjashtë dekada. Çdo vit paraqet sfidë për suksese edhe më të mëdha, për përmirësimin e proceseve të punës, kushteve për punë të të punësuarve, duke mos harruar mjedisin jetësor dhe komunitetin të cilit i takon.

Fushat kryesore në të cilat i koncentron aktivitetet janë:

  • Marrëdhënia kualitative me konsumatorët dhe furnizuesit;
  • Siguria dhe shëndeti në punë;
  • Mjedisi jetësor dhe investimi në shoqëri dhe
  • Interesat e të punësuarve dhe aksionarëve.

Në punën e saj respektohet Kodeksi për sjellje dhe veshje afariste.

Konsumatorë dhe furnizues 

Konsumatorëve tanë ju sigurojmë prodhime cilësore, të avancuara dhe të testuara që i plotësojnë standardet botërore. Në vazhdimisht i hulumtojmë tregjet dhe kërkesat e konsumatorëve, duke u përpjekur që të jemi në hap me dëshirat dhe shijet e tyre. Komunikojmë vazhdimisht edhe me furnizuesit, me qëllim që të përforcojmë marrëdhëniet me ta dhe ta përmirësojmë çdo segment të punës.

Marrëdhëniet me të punësuarit 

Të punësuarit paraqesin resursin dhe fuqinë kryesore në punën e “Vitaminkës”. Ne e dimë që punëtorët e trajnuar dhe kompetenca e tyre i sjellin rezultate kompanisë. Struktura gjinore, etnike dhe ajo e moshës së të punësuarve në “Vitaminka” reflektojnë përpjekjen e kompanisë për të mos bërë diskriminim ndaj të punësuarve mbi as një bazë. Ne i motivojmë, edukojmë dhe trajnojmë të punësuarit tanë, duke u kujdesur për shëndetin e tyre dhe për sigurinë në vendin e punës.

Ndërmarrim edhe aktivitete të tjera për të punësuarit:

  • Ndihmë në të holla për të punësuarit;
  • Shpërblim gjatë pensionimit;
  • Shpërblime për rezultate në punë;
  • Ndihmë në të holla për të afërmit në rast vdekje;
  • Kontrolle sanitare dhe periodike;
  • Darkë të përbashkët të fundvitit;
  • Urim të ditëlindjeve të të punësuarve përmes kartolinave;
  • Përzgjedhjen e punëtorit të muajit;
  • Dhurata të vitit të ri;
  • Trajnime të vazhdueshme;
  • Edukim të të punësuarve.

Ne vazhdimisht i përmirësojmë kushtet e punës. Kujdesemi për rruajtjen e brendit “Vitaminka” që i njëjti të jetë asociacion për kualitet dhe çmim të pranueshëm.

Komuniteti 

Për vite me radhë “Vitaminka” ndihmon financiarisht shumë klube sportive, shkolla, kisha, manastire, spitale, fakultete dhe persona të tjerë juridik dhe fizik, veçanërisht individë që ju nevojitet ndonjë ndihmë urgjente financiare.

“Vitaminka” është përkrahëse e sportit maqedonas, veçanërisht hendbollit, basketbollit, futbollit dhe automobilizmit.

“Vitaminka” ndan bursa për studentë të Fakultetit teknologjik – metalurgjik në Shkup, të cilit rregullisht fitojnë kompensim mujor për mbulimin e shpenzimeve për jetë dhe shkollim.

“Vitaminka” në mënyrë aktive e përkrah edhe kulturën, duke ndihmuar financiarisht mbajtjen e shumë manifestimeve, koncerteve, kolonive artistike dhe ngjashëm.

Gjatë viteve që kemi lënë pas, kemi bashkëpunuar me:

Odën ekonomike të Maqedonisë;

Odën ekonomike Amerikane AmCham;

Odën ekonomike Ruse;

Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij”, Shkup;

Universitetin „Shën Klimenti i Ohrit“, Manastir;

Universitetin Fon, Shkup;

American college, Shkup;

Federatën maqedonase të basketbollit;

Federatën maqedonase të hendbollit;

Festivalin “Vera e Ohrit”, Ohër;

Festivalin “Vojdan Çernodrinski”, Prilep;

Bankën botërore,

UNICEF edhe shumë të tjera.

Qasja serioze në rruajtjen e ambientit jetësor është e një rëndësie të veçantë për “Vitaminkën”. Shoqëria kujdeset vazhdimisht për rruajtjen e ambientit jetësor, duke menaxhuar mbeturinat nga paketimi i prodhimeve. “Vitaminka” është një nga themeluesit e “Pakomak” SHPK, Shkup dhe me këtë edhe përdorues i autorizuar i simbolit “Green Dot”. Në bazë të rregullt kontrollohen të gjitha aspektet lidhur me ambientin jetësor.

Aksionarë 

Biznes puna jonë bazohet në etikë, transparencë dhe saktësi gjatë informimit. Komunikojmë vazhdimisht me aksionarët dhe opinionin duke i informuar saktë dhe drejt. “Vitaminka” kujdeset për rritjen e vlerës së aksioneve dhe për pagimin e rregullt të dividendëve, kurse me planifikimin e mirë të biznesit, rritjen e pjesëmarrjes në treg, investimin e drejtë në kapacitetet prodhuese, hulumtim dhe kontroll të kualitetit të prodhimeve dhe përmes rritjes së profitit.

Si shoqëri me obligim të veçantë për informim në përputhje me ligjin, i shpërndajmë drejt dhe parimisht informatat dhe dokumentet e ndryshme lidhur me punën.

Si kompani që po zhvillohet gjashtëdhjetë vjet në këto hapësira, dhe që me ambicie po pushton tregjet botërore, “Vitaminka” është e orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm, duke plotësuar misionin dhe vizionin në mënyrën më profesionale.