Për të gjitha gratë e punësuara në kompani Vitaminka organizon eho – kontroll të gjirit falas në hapësirat e saj

Me realizimin e kontrolleve në vetë kompaninë jo vetëm që bëhet një hap i vërtetë për kujdes të sinqertë të shëndetit dhe mirëqenies së grave të të gjitha moshave në kompani, por edhe nxitet ndërgjegjësimi në lidhje me nevojën për kontrolle të rregullta. 

Më shumë se 300 gra të punësuara në Vitaminka bënë kontroll përmes ehos së gjirit në hapësirat e vetë kompanisë. Eho – aparati është vendosur në hapësirë adekuate në kompani dhe për disa ditë bëhen kontrolle. Të punësuarit që janë paraqitur për kontroll, pas eho analizës konsultohen me personin mjekësor dhe marrin këshilla për kontrolle të mëtutjeshme dhe për rëndësinë e veprimit parandalues.

Me realizimin e kontrolleve në vet kompaninë përveç që bëhet hap i vërtetë për kujdes të sinqertë për shëndetin dhe mirëqenin e grave të të gjitha moshave të punësuara në kompani, stimulojmë edhe ndërgjegjësimin për nevojën e kontrolleve të rregullta. Ky aktivitet është vetëm një nga më shumë praktikat për mbrojtjen dhe avancimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Iniciativa për organizimin e tillë të kontrolleve u nis nga menaxhmenti i kompanisë: “Nga përditshmëria dinamike dhe preokupimet ditore mes shtëpisë, fëmijës dhe angazhimit profesional, gratë shumë shpesh kujdesin për vete dhe shëndetin personal i vënë në plan dytësor dhe i anashkalojnë kontrollet e rregullta, të cilat janë shumë të rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve të padëshiruara.  Pikërisht raporti i tillë me shëndetin dhe kujdesin personal për çdo të punësuar në veçanti, na nxiti për këtë hap dhe besojmë që me të njëjtin do të inkurajohen kujdesi dhe ndërgjegjësimi më i madh për shëndetin e tyre”, theksuan nga kompania.