Monografia “60 vjet Vitaminka”

Në prani të një numri të madh të afaristëve të njohur dhe përfaqësuesve të sektorit të biznesit nga Maqedonia, u promovua monografia “60 vjet Vitaminka”, kushtuar historisë së suksesit të ekzistencës për 6 dekada, si dhe kontributin personal të Simon Naumoskit, kryetarit të Bordit të drejtorëve të “Vitaminka” – SHA – Prilep dhe angazhimin e tij në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.

Autor i monografisë është Taçko Lokvenec i cili e solli drejt dhe në mënyrë kronologjike zhvillimin dhe rritjen e kompanisë si dhe vendimet e rëndësishme për krijimin e brendit kombëtar më me vlerë Vitaminka.

“Përvoja ime 44 vjeçare në Vitaminka më mësoi që puna e kujdesshme dhe administrimi i mirë çdo herë shpërblehet. Në karrierën time ka pasur momente nga më të ndryshmet, edhe të lehta edhe të vështira. Por, çdo herë kam pasur fat që rreth vetes të kem bashkëpunëtor, të punësuar dhe kolegë të shkëlqyer të cilit kanë besuar në vendimet e udhëheqësisë dhe janë angazhuar tërësisht në obligimet, duke punuar me përgjegjësi. Të gjitha këto vlera njerëzore së bashku me potencialet dhe shfrytëzimin e kapaciteteve teknologjike kontribuuan që sot “Vitaminka” të jetë një nga kapacitetet më të suksesshme ushqimore – lider në tregun maqedonas dhe në rajonin më të gjerë. Mund të them me mbruje se Vitaminka SHA Prilep sot paraqet përfaqësues të vërtetë të cilësisë dhe suksesit”, deklaroi Simon Naumoski, kryetar i Bordit të drejtorëve të Vitaminka SHA Prilep.

Në promovimin e monografisë foli edhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, i cili theksoi: “Suksesi i Vitaminkës padyshim që është i lidhur me suksesin e njeriut të parë të kompanisë si kryetar i Bordit të drejtorëve, i cili paraqet brend në vete, ku mund të ndiqet zhvillimi i tij afarist paralelisht me zhvillimin e një nga kompanive më të suksesshme maqedonase, lider në industrinë ushqimore dhe prodhues me kualitet evropian”.

Monografia i ndjek në mënyrë faktografike dhe kronologjike të gjitha ndryshimet strukturore, operative dhe menaxheriale në kompani, zhvillimin inovativ, zgjerimin dhe rrugën e statusit të prodhuesit më të madh të ushqimeve të ëmbla në vend.