Sarita lajthi dhe çokollatë
– Çka janë biskotat SARITA?
– Pse është zhvilluar dhe është lëshuar në prodhim dhe në shitje i njëjti?
– Cilat janë efektet pozitive për shëndetin tuaj nga konsumimi i rregullt i tyre?
SARITA janë biskotat më të reja të prodhuara në “Vitaminka” pas tre vitesh të plota punë në hulumtime dhe adaptim të recetës së saj nga ana e teknologëve të punësuar për këtë qëllim.
Ai është produkt me bazë gati tërësisht të njëjtë si përbërja e një nga brendeve më të njohura botërore të këtij lloji biskotash.
Prodhohet me shfrytëzimin e 5 (pesë) drithërave me kokrra të plota edhe atë:
– thekon tërshëre,
– miell integral hikrre,
– miell integral gruri,
– miell integral elbi dhe
– miell integral thekri.
Përzierje prej këtyre miellrave integral së bashku me miell gruri përzihet para fillimit të prodhimit të biskotave. SARITA biskota përmban edhe: vaj bimor, komponentë qumështi në përqindje më të vogël, mjaltë dhe më shumë vitamina të nevojshme për funksionim normal të organizmit njerëzor gjatë ditës.
Pesë drithërat integrale të pranishme në këto biskota (thekon tërshëre dhe katër drithërat integrale prej: hikrre, gruri, elbi dhe thekri) janë ushqim i shëndetshëm i shkëlqyer për organizmin njerëzor veçanërisht i dobishëm për sistemin e tij tretës, i pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme dietike. Të pasuruara me kalcium dhe me hekur dhe me shtimin e më shumë llojeve të vitaminave të prejardhjes natyrale në këto prodhime, japin kontribut të veçantë dhe të rëndësishëm në kualitetin e tyre dhe në nevojën për përdorim të përditshëm të një deri në dy paketimeve të vogla (nga 20-40g) nga ana e personit – konsumator që dëshiron të ndjejë kënaqësi në to.
Tre kualitetet e biskotave SARITA të pranishme sot në prodhimin e rregullt të “Vitaminkës”, të cilat tani më janë të pranishme në treg, janë këto:
- SARITA – biskota çaji me shtim të qimshtit dhe mjaltit në përbërjen e tyre, të shkëlqyeshme për t’i konsumuar ma çaj dhe kafe;
- SARITA – biskota çaji me shtim të lajthive të grimcuara dhe copave të çokollatës,
- SARITA – biskota çaji me shtim të çokollatës në pluhur në përbërjen e tyre.
Të gjithë tre produktet e biskotave SARITA janë të paketuara në paketim të veçantë komercial – kuti e gjatë kartoni me neto peshë prej 200 gram. Në to biskotat janë të përbëra prej 10 (dhjetë) paketimeve të mbështjella veçant në të cilat ka nga dy biskota ose gjithsej 20 gram biskota. Çdo copë e veçantë e biskotës ka peshë prej 10 gram
Këto biskota të reja SARITA me kualitet të lartë përmbajnë karbohidrate ngadalë të tretshme që mund të merren me vete në çantën tuaj për punë edhe atë një ose dy nga paketimet e veçanta të paketimit – kutisë komerciale.
Provojini dhe binduni në kualitetin e biskotave SARITA. Vetëm nëse i provoni do të mund të ndjeni kualitetin e tyre të shkëlqyer.