Stobi Flips

Stobi Flips është produkt me cilësi të lartë, i krijuar me përzierje të përsosur të grizit të misrit, me mbushje të kikirikëve të bluar, vajit të lulediellit, kripës dhe dashurisë të madhe.

Shija mbresëlënëse e bën Stobi Flipsin ushqim ideal për çdo rast, në çdo periudhë të ditës. Me shijen tërheqëse që të përkujton fëmijërinë, përmes pranisë të domosdoshme në çdo moment të jetës, e deri në këtë moment kur mijëra flipsa konsumohen kudo – Stobi Flips paraqet prodhim të preferuar për të gjitha gjeneratat!

Produkti nuk përmban përbërës të prejardhjes shtazore.

–              Çka është STOBI FLIPS-i?

–              Nga se bëhet?

–              Sa është cilësor për tu konsumuar?

–              Për kë është hedhur në përdorim?

STOBI FLIPS-i është produkt i “Vitaminkës” nga Prilepi, Republika e Maqedonisë. Prodhohet më shumë se 40 vjet në makinat më moderne, në linjën më moderne prodhuese e gjitha e prodhuar nga çeliku inoks. Prodhohet në proces të vazhdueshëm, të pandalshëm, pa lënë mundësi për ndonjë ndotje të mundshme anësore.

Prodhohet nga lëndë të para: griz dhe miell misri i blerë nga tre furnizues. Në përbërjen e tij janë shtuar edhe: vaj i pastër luledielli, kikirikë të bluar të pjekur, përzierje e erëzave të ndryshme dhe kripë edhe atë me recetë unike dhe proces teknologjik të adaptuar për të.

Në përbërjen e tij nuk janë shtuar dhe prandaj edhe nuk ka të pranishme vajra të hidrogjenizuara të cilat janë të dëmshme. Gjithashtu, në përbërjen e tij nuk ka vaj palme i cili për nga kualiteti është shumë më i dobët se vaji i lulediellit.

Në procesin teknologjik të prodhimit të STOBI FLIPS-it vaji i lulediellit nxehet në temperatura të ulëta, mjaft më të ulët se 90°C, kurrsesi dhe asnjëherë në 170-180°C.

Në procesin teknologjik përdoret lloj special kikirikësh që piqen dhe bluhen në makinat tona në fabrikë.

Në përbërjen e STOBI FLIPS-it  asnjëherë deri tani nuk ka pasur prani të trans acideve yndyrore, as gluten. Ata dy komponentë të dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve, nuk i ka pasur deri tani dhe nuk do t’i ketë në përbërje as në të ardhmen.

Momentalisht “Vitaminka” po kërkon institucion në Evropë që do të mund ta vërtetojë zyrtarisht përmes analizave të pranuara botërisht, mungesën e glutenit në këtë produkt tonin. Në 40 vjet prodhim të STOBI FLIPS-it  deri tani asnjë konsumues në botë nuk është ankuar për ndonjë pasojë nga gluteni në shëndetin e tij.

Është në përdorim për të gjitha moshat e popullatës, më të mëdhenj se një vjet, nëse i njëjti konsumohet në kokrra, kurse nëse konsumohet si pure mund të përdoret edhe për foshnja të moshës 6-9 muaj.

Shikoni ambalazhet dhe paketimet e ndryshme në slajderin
Vazhdo t'i shijosh dhe provoj shijet tjera