70 vjet Vitaminka – shija që i lidh brezat
Ka brende që i blejmë. Ka edhe brende me të cilat rritemi. Vitaminka tashmë prej 70 vjetësh është pjesë e kësaj historie të dytë. Shtatë dekada, nëpër kohëra të ndryshme, shtete, breza dhe zakone, Vitaminka mbeti e pranishme aty ku është më e rëndësishme – në shtëpi. Në shijen që na kujton fëmijërinë, në çdo takim familjar, në momentet e vogla të përditshme që bëhen kujtimet më të dashura. Prandaj pothuajse nuk ka familje që nuk e njeh Vitaminkën si “të vetën”.
Historia e Vitaminkës së sotme filloi në vitin 1956 në Prilep, në mënyrë modeste, me spec të kuq të bluar dhe me përkushtim të madh. Nga ai fillim, hap pas hapi, Vitaminka ndërtoi një botë shijesh që sot përfshin qindra produkte dhe brende, të cilat janë bërë pjesë e jetës së përditshme – nga ushqimet e para të fëmijëve me Stobi Flips, te tryezat familjare me majonezën Vitanez dhe keçapin e njohur, deri te momentet e ëmbla me Atlantis, Fruti dhe Despina, si dhe te freskia me Cevitana.
Dhe pikërisht këtu qëndron forca e kësaj historie – shijet që nuk ndryshojnë sepse janë të dëshmuara dhe që janë të dashura sepse ngjallin besim. Vitaminka është filli që i lidh brezat, përmes së njëjtës shije të njohur.
Përveçse është emocion dhe shije për më shumë breza, Vitaminka është edhe brendi më i vlefshëm maqedonas, i krijuar nga dija dhe puna e maqedonasve, dhe përfaqëson simbol të cilësisë, sigurisë dhe vazhdimësisë.
Pas 70 vjetësh, Vitaminka vazhdon përpara me të njëjtin përkushtim, me shijet e saj të njohura dhe me një vizion të qartë – të mbetet një brend që nuk matet vetëm me numrin e produkteve, por me vendin që ka në jetën e njerëzve. Një brend që nuk është vetëm pjesë e tregut, por edhe pjesë e çdo shtëpie.