Stobi flips feston 40 vjetorin e brendit i cili në vitin 1978 për herë të parë u prodhua në kompaninë e Prilepit Vitaminka. Nën moton “Stobi flips 40 vjet gjithandej” me shumë aktivitete gjatë gjithë vitit, kompania do të tregojë se si u krijua, si u rrit brendi më i fuqishëm në Maqedoni, çka paraqet për konsumatorët dhe çfarë rëndësie ka për kompaninë dhe tregun.
“Çdo ide mund të ketë vlerë dhe të japë rezultate nëse punohet në të njëjtën dhe investohet në realizimin e saj. Këtë e konfirmon edhe statusi i sotëm i Stobi flipsit, 40 vjet cilësi e vazhdueshme e brendit më të njohur maqedonas. Stobi flips, sjell vlerë të madhe për kompaninë, pasi që me ekspansionin e tij kontribuoi në rritjen e Vitaminkës. Megjithatë, vlera më e madhe është rëndësia që ka për konsumatorët dhe besimi në brendin i cili vazhdimisht rritet”, deklaroi Sasho Naumoski, Drejtor gjeneral ekzekutiv i Vitaminkës.
Krahas pasurimit në madhësi dhe shije, rritja e popullaritetit të Stobi flipsit, imponon rritjen e prodhimit të tij, sfidë që Vitaminka mund ta përballojë tërësisht.
Rritja e popullaritetit në tregun vendor, është ndjekur paralelisht me plasmanin në tregje të huaja dhe rritje të shitjes. Sot Stobi flips është i pranishëm në tregjet e 40 vendeve nga e gjithë bota. Numri i vendeve ku është i pranishëm zgjerohet vazhdimisht dhe nga viti në vit rritet dhe kjo si rezultat i cilësisë të lartë dhe të përhershme.
Fushata për shënimin e 40 vjetorit jubilar të Stobi flipsit, filloi me lëshimin në gjithësi, me çka u bë brendi i parë maqedonas që e pushtoi edhe këtë hapësirë.