AUTO GARË

Dita e kryengritjes popullore u shënua me auto garë me përkrahje edhe të Vitaminkës.

Dita e kryengritjes popullore në Prilep u shënua me organizimin e auto garës “Prilep – 11 Tetor”. Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe Vitaminka me brendet e saj, para së gjithash si përkrahës i aktiviteteve sportive rekreative, por gjithashtu edhe si kompani që ruan traditën qytetare dhe respekton historinë e qytetit dhe kontributin në historinë kombëtare.

Njëherësh, pas stagnimit disavjeçar të mbajtjes së auto garës ishte edhe gara e dytë e Kampionatit shtetëror në Maqedoni në këtë kategori, kurse pjesëmarrësit më të mirë në këtë garë shtetërore morën pikë për kampionatin ne vitin 2018.

Në garë morën pjesë 27 garues nga më shumë qytete te vendit dhe vozitën në korsi të gjatë 1.200 metra. Pjesëmarrësit garuan ne 5 klasa, automjete deri ne 1.600 ccm, automjete mbi 1.600 ccm, automjete sportive deri në 1.600 ccm, automjete sportive mbi 1.600 ccm dhe automjete me turbo.

Gara u organizua nga Auto karting klubi “Shkupi” dhe organizohej pas një pauze shtatë vjeçare. Rëndësia e ngjarjes dhe e të gjithëve që e përkrahën është e madhe pasi që ndihmuan që qyteti ta kthejë shpirtin sportiv të automobilizmit në Maqedoni si dhe në zhvillimin e këtij sporti.

GALERIA E AUTO GARËS