Krijuesit më të talentuar, pjesëmarrës në konkursin për vizatim më të mirë në kuadër të projektit “ E dua Ohrin, e dua Vitaminkën”, ishin për vizitë të Vitaminkës, burimin e tyre të kënaqësisë.
Entuziastët e rinj kaluan një ditë interesante në Vitaminka ku u njohën se si prodhohen produktet e tyre të preferuara dhe të shijshme në Vitaminka. Me këtë vizitë përfundoi zyrtarisht projekti “E dua Ohrin, e dua Vitaminkën” ku shtatori dhe tetori ishin muaj ne shenjë të Vitaminkës në Ohër. Në këtë periudhë me mbështetje të projektit, Ohri shquhej për shoqërim, çmime, donacione dhe shumë buzëqeshje tek të rinjtë dhe të rriturit e Ohrit
Organizator i projektit ishte Tamaro marketet, një nga partnerët tanë shumëvjeçar. Çdo javë ndonjë nga prodhimet e Vitaminkës fshihej pas një puzzle të madh të vendosur në vend publik të cilin qytetarët e Ohrit e zgjidhnin me kënaqësi dhe me të njëjtin e kërkonin pasurinë e fshehur në këndin e lojërave në Tamaro. Zgjidhej edhe torta më e mirë e bërë nga produktet e Vitaminkës dhe çdo ditë në Super radio ndaheshin çanta supi, topa dhe prodhime te Vitaminkës, si dhe njëkohësisht jepeshin donacione me prodhime tonat për shkollat fillore.
E gjitha ishte e shoqëruar edhe me super ngjarje, shumë argëtim dhe shpërblime, për amviset më të shkathta, për basketbollistët më të mirë dhe në fund edhe për fëmijët që vizatuan vizatime me motive të Ohrit në kuadër të konkursit për art figurativ. Për gjithë 30 pjesëmarrësit e konkursit u siguruan çmime me vlerë, kurse për autorët e vizatimeve më të mira si befasi e veçantë u organizua vizitë ne fabrikën tonë.