NDIHMË FINANCIARE PËR HEROIN MARKO

Vitaminka SH Prilep ndau ndihmë financiare për rezultate edhe më të larta të 12 vjeçarit Marko Pejçinovski i cili e kaloi me not liqenin e Ohrit. Donacioni me vlerë ju nda pas informatave për veprimin heroik të Markos, i cili edhe përkundër infarktit në këmbë arriti të tejkalojë këtë sfidë.

“Çdo herë përpiqemi që të ndihmojmë atje ku ndihma është e nevojshme. Në rastin konkret kishte nevojë për ndihmë financiare që Marko të ketë të ardhme më të mirë para vetes. Është e rëndësishme që sa më shumë kompani të përfshihen në këtë iniciativë që e njëjta të ketë më shumë efekt dhe të krijojë përkrahje të vërtetë për notuesin e ri”, deklaruan nga Vitaminka.