VITAMINKA NË PANAIRIN SIAL NË PARIS

Vitaminka u përfaqësua me sukses në panairin SIAL në Paris

Kompania maqedonase Vitaminka është pjesë e panairit më të madh botëror për ushqim SIAL Paris 2018. Duke marrë parasysh reputacionin e deritanishëm të Vitaminkës dhe plasmanin e madh të spektrit  të prodhimeve të kripura dhe të ëmbla prodhimet maqedonase janë lëndë interesi e kompanive më të mëdha botërore. Po zhvillohen biseda thelbësore për hyrje në marrëveshje të reja.

“Prania shumëvjeçare në Panairin ndërkombëtar SIAL në Paris jep rezultate. Bëhet fjalë për ngjarjen më të madhe për ushqim. Çdo vit numri i ekspozuesve tejkalon numrin prej 7000 nga mbi qindra shtete. Këtu jo vetëm që ka potencial të madh, por edhe atë potencial e shfrytëzuam për biseda fillestare për bashkëpunim me furnizues të mëdhenj. Njëkohësisht, në këtë mënyrë i ndjekim trendet botërore në prodhimin e ushqimit dhe këtu jemi për shkëmbimin e përvojave, njohjen  me tregje të reja dhe mënyra të reja komunikimi”, deklaroi Ljupço Veleski, drejtor i sektorit për eksport në Vitaminka.

Vitaminka është kompani regjionale lider në pjesën e prodhimeve ushqimore dhe prania në panaire të këtij lloji është e një rëndësie të madhe për vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me distributorët, zinxhirët e marketeve por edhe me vetë konsumatorët.

GALERIA E VITAMINKËS NË PANAIRIN SIAL NË PARIS