BRILIJANT OMEGA 3 NË SHITJE

Brilijant Omega 3 është vaji i ri ushqimor i Vitaminkës i pranishëm në shitje. Me paraqitjen e Brilijant Omega 3, u rrit asortimani prodhues i fabrikës në Shtip, kurse brendi Brilijant e forcoi pozicionimin e tij në treg.

Sjellja e këtij vaji është investim në zgjerimin e asortimanit prodhues kurse përmes vendosjes së procesit të ri teknologjik, paraqet investim edhe në kapacitetet e fabrikës.

“Me Brilijant-in hymë në segment të prodhimit ku ka potencial të madh për rritje. Duke marrë parasysh ekspertizën e Vitaminkës në pjesën e inovacionit dhe zhvillimit të produkteve Brilijant na pret vetëm histori suksesi para vetes.  Edhe pse bëhet fjalë për produkt që ka traditën e saj, kualitet të padiskutueshëm dhe konsumatorë të përhershëm, me prodhimet inovative do të arrijmë të përfitojmë edhe konsumatorë të rinj. Praktika ka treguar se me investim të vërtet, në moment dhe mënyrë të duhur, çdo biznes jep rezultate. I tillë është shembulli me Brilijant”, deklaroi Sasho Naumoski, drejtor gjeneral ekzekutiv i Vitamnikës.

Në prodhimin e Brilijant Omega 3 janë përdorur metoda bashkëkohore me çka u fitua vaj ushqimor i cilësisë të lartë i pasuruar me acide esenciale yndyrore. Brilijant Omega 3 është e pasuruar me acid yndyror dokosaheksonik (DHA) dhe me këtë paraqet burim të Omega 3 acideve yndyrore dhe me konsumimin e të njëjtit fitojmë benefite të mëdha shëndetësore.