FILLOI PRODHIMI I BRILIJANT

Pas marrjes së vajit Brilijant nga Shtipi, Vitaminka e restartoi prodhimin e brendit të njohur. Për këtë qëllim, në fabrikën në Shtip sërish u punësuan 70 të punësuar të mëparshëm.

Vaji i ri i prodhuar Brilijant është vaj ushqimor  i kualitetit të lartë i rafinuar tre herë. Prodhohet me pajisje bashkëkohore teknologjike të prejardhjes gjermane që e bën fabrikën e Shtipit të vetmen në Ballkan me tre rafinues në procesin e prodhimit me kapacitet të rafinuesit prej 150 tonë në ditë ose 39 mijë tonë në vjet.

“Me restartimin e prodhimit të Brilijant-it, Vitaminka hyri në fazë të re të punës së saj dhe hapi perspektiva të reja në zhvillimin e kompanisë. Krahas sigurimit të bazës së lëndëve të para për nevojat e prodhimit, Brilijanti i ri do të thotë edhe produkt të cilësisë të lartë, i veçantë për nga përbërja, pastërtia dhe procesi teknologjik, i disponueshëm për qytetarët. Kështu, ky investim fiton rëndësi edhe më të madhe dhe më të gjerë, kurse për Vitaminkën do të thotë para së gjithash veprimtari më të mirë dhe mundësi për rritje”, deklaroi Sasho Naumoski, Drejtor gjeneral ekzekutiv i Vitaminkës.

Brilijanti i ri do të jetë në dispozicion me pamjen e tij të njohur, normalisht më i moderuar me ridizajnim të vogël të etiketës. Vitaminka, me nënshkrimin e kontratës së shitblerjes u bë pronare e gjithë pronës së paluajtshme dhe të luajtshme të prodhuesit nga Shtip dhe fitoi të drejtat e pronës industriale që përfshijnë markën tregtare dhe dizajnin industrial.