PROJEKTI – FABRIKË E DITURISË

Sivjet Vitaminka ishte partnere me Universitetin FON në projektin Fabrikë e diturisë në të cilin lidhen në një vend studentët dhe biznesi, për të realizuar detyrat e parashtruara. Projekti Fabrikë e diturisë e FON organizohet nga viti 2010 dhe qëllimi i tij është që të krijohen prodhime reale dhe cilësore nga ana e studentëve, si detyrë e dhënë nga kompanitë partnere të cilat marrin pjesë në këtë projekt.

Detyra e parashtruar nga Vitaminka për të dyja ekipet, të përbëra nga studentë nga fakultete të ndryshme dhe vite të ndryshme akademike të Universitetit titullohej “Rritja e pjesëmarrjes në treg të produktit “Sarita” në territorin e Shkupit dhe më gjerë përmes zbulimit të shkaqeve për realizimin e dobët në sasi dhe përmirësimin e imazhit të tij”.

Ekipi A bëri hulumtim cilësor me 551 të anketuar, ku u parashtruan një sërë pyetjesh të thjeshta për identifikim me emrin e biskotave Sarita të Vitaminkës, si dhe për atë se në cilën pjesë të ditës do të kishin konsumuar kështu lloj produkti. Rezultatet nga hulumtimi zbuluan se 27% e të anketuarve e dinë që Vitaminka prodhon biskota Sarita, kurse 35% do të kishin konsumuar për mëngjes. Propozimet e ekipit A në thelb ishin në drejtim të ndryshimit të dizajnit të paketimit për këtë lloj produkti dhe përzgjedhjen e aromave të reja që do ta pasuronin ofertën.

Krahas kësaj, rekomandim i ekipit A është që të ndërmerren aktivitete marketingu nga sfera e Gerila Marketingut, brendimi në lokalitete të ndryshme, edukim i konsumatorëve në lidhje me përmbajtjen e emrit dhe vlerën e Sarita biskotave, si dhe të punohet në vendosjen e të njëjtave në vende të dukshme në markete ku ka paketime të vogla që kanë grup më të madh të konsumatorëve.

Vlerësimi i komisionit që e përfaqësonte Vitaminkën ishte që ky ekip ka bërë analizë të mirë të kushteve të tregut dhe propozoi ide kreative dhe cilësore.

Ekipi B u përqendrua te kompania dhe vendosi të bëjë hulumtim të 150 të  anketuarve nga Shkupi me një sërë pyetjesh komplekse dhe përmbajtjesore, mes të cilave edhe për impresionet nga konsumimi lidhur me cilësinë, shijen, çmimin, frekuencën e konsumimit, paketimin e vetë produktit.

Ekipi B gjithashtu dha propozime përmbajtjesore dhe të rëndësishme që do të ndihmojnë në diferencimin më të mirë dhe më të madh të biskotave Sarita, si dhe aktivitete për promovim më të madh të produktit.

Konkluzion i përgjithshëm i komisionit që përfaqësonte Vitaminkën ishte se ekipi B ka bërë një analizë të shkëlqyer konspiruese të kushteve të tregut, ku u fituan rezultate komplekse dhe të dobishme. Përshtypja e përgjithshme e përfaqësuesve të Vitaminkës ishte se ekipit B duhet t’i ndahet çmimi për “Shembull shkollor për analizë të tregut dhe rekomandime për implementimin e miks marketingut”.

Vitaminka edhe më tutje do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të këtilla mes komunitetit akademik dhe atij afarist, duke njohur potencialin që kanë këta profesionist të ardhshëm në fushat e tyre dhe duke ju ndihmuar të zotërojnë materien dhe duke i njoftuar njëkohësisht me funksionimin faktik të sektorit privat.

GALERIA E PROJEKTIT – FABRIKË E DITURISË