VITAMINKA E DHURON TEPRICËN E USHQIMIT

Përmes përkrahjes së projektit – “Maqedonia pa mbeturina – Rrjet për ridistribuimin e ushqimit tepricë”(Macedonia without Waste – Food Surplus Redistribution Network), Vitaminka do ta dhurojë ushqimin e mbetur tepricë.

Me memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar mes Vitaminkës dhe bartësit të projektit, Asociacionit për mjedis të pastër jetësor “Ajde Maqedoni”, i gjithë ushqimi që është i sigurt për konsumim dhe është tepricë nga prodhimi i kompanisë, do të distribuohet tek shoqatat dhe asociacionet të cilat më tutje do ta dërgojnë ushqimin deri te konsumatorët përkatësisht deri te ata që ju nevojitet ndihmë. Ushqimi i donuar është cilësor, me karakteristika të ruajtura ushqimore dhe para së gjithash i sigurt për konsum, në përputhje me rregulloret ekzistuese për siguri në ushqim në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi i këtij hapi dhe nënshkrimit të Memorandumit është që përmes bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe ndihmës së përbashkët të mundësohet implementim i suksesshëm i sistemit për dhurim të ushqimit të tepërt. Vitamina do ta dërgojë ushqimin në përputhje me standardet dhe rregullat për transport, kurse për realizim më të mirë dhe më efikas të aktiviteteve të planifikuara, Ajde Maqedoni ka krijuar dhe mirëmban ueb – platformë që bën lidhjen e kompanisë Vitaminka me Organizata civile të cilat më tutje do t’ua distribuojnë ushqimin përdoruesve të shërbimeve të tyre.

Projekti ka sistem që mundëson procedurë moderne dhe efikase të lidhjes së donatërove të ushqimit të tepërt, kompanive dhe prodhuesve dhe organizatave civile që sigurojnë ushqim për përdoruesit e shërbimeve të tyre. Zinxhiri i krijuar për bashkëpunim, obligime dhe komunikim do të kontribuojë në zvogëlimin e nevojës për ushqim dhe ridistribuim racional të ushqimit. Sistemi i tillë tregoi rezultate pozitive gjithkund ku realizohet në botë dhe i njëjti inspiroi më shumë kompani që të përfshihen në të.